Varhelyi: Është për keqardhje që vendimi për heqjen e dinarit u miratua pa konsultim paraprak

Varhelyi: Është për keqardhje që vendimi për heqjen e dinarit u miratua pa konsultim paraprak

Aktuale February 02, 2024 - 17:22

Heqja e dinarit vazhdon të jetë kryetemë në Kosovë, duke nxitur reagime të shumta jo vetëm nga qytetarët këtu, por edhe të zyrtarëve të lartë evropianë.

Një reagim për këtë çështje e ka bërë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, raporton Zeri.info.

Ai ka thënë se është për keqardhje që vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës është miratuar pa konsultim paraprak duke e ditur ndikimin që mund të ketë.

“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shprehet ai. /Zëri