Çitaku akuzon Kurtin se po tenton ta rrënojë FSK-në
Foto: Laura Hasani

Çitaku akuzon Kurtin se po tenton ta rrënojë FSK-në

Aktuale February 02, 2024 - 16:06

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton të rrënojë institucionin më kredibil në Kosovë, pra FSK-në.

Çitaku iu referua një publikimi të Albanian Post, ku thuhej se qindra pjestarët të FSK-së kanë paditur Qeverinë, raporton Zeri.info.

Ajo madje tha se me këto veprime Kurti do ta rrënojë ushtrinë, teksa u shpreh se çfarë duhen mjetet ushtarake pa ushtarë.

“Kryeministri po don me e rrënu institucionin më kredibil në Kosovë.

Po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë.

Po don me e rrënu trashigimtaren e UÇK-së.

Çka na duhen raketat pa ushtarë? Si mbrohet vendi kur cënohet kaq shumë morali i ushtarit të FSK-së?

Pak ka rëndësi epilogu i padisë. Qeveria tashmë e ka bërë dëmin”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri