“Nga e hëna disa shkolla të Prishtinës pa shërbime nga punëtorët teknikë, shkak greva”
Foto: Laura Hasani

“Nga e hëna disa shkolla të Prishtinës pa shërbime nga punëtorët teknikë, shkak greva”

Aktuale February 02, 2024 - 07:49

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se disa shkolla në Prishtinë do të mbesin pa shërbime.

Kjo pasi punëtorët teknikë do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë, pasi ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme”, ka shkruar Azemi.