Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Aktuale February 02, 2024 - 07:38

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell, ku në orët e mëngjesit pritet të ketë reshje të pakta në zona të caktuara, kryesisht në formë të borës.

Por, dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.