Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në KiE, në fokus anëtarësimi i Kosovës
Foto: Facebook

Gërvalla takon kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në KiE, në fokus anëtarësimi i Kosovës

Aktuale February 01, 2024 - 23:11

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar kryetarin e grupit të deputetëve gjermanë në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe.

Në këtë takim ajo ka folur për mbështetjen e shtetit gjerman dhe bashkërendimin e veprimeve për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Ministrja Gërvalla takoi edhe dy deputetë të Partisë Liberale Gjermane (FDP) në Bundestagun gjerman, Ulrich Lechte dhe Thomas Hacker, me të cilët u diskutuan proceset politike dhe siguria në Kosovë dhe rajon, bashkërendimi dhe mbështetja e Kosovës në rrugën e anëtarësimit të saj në BE, NATO dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në kumtesë.

Gërvalla këto takime i ka shfrytëzuar për të shpalosur edhe të arriturat e Kosovës nëpër fusha të ndryshme.