Kryeasamblisti i PDK-së: LVV-ja na shokoi, e mundësoi këmbimin e tokave publike në Prishtinë

Kryeasamblisti i PDK-së: LVV-ja na shokoi, e mundësoi këmbimin e tokave publike në Prishtinë

Aktuale February 01, 2024 - 21:47

Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka folur për këmbimet e pronave.

Ai ka thënë se këtë këmbim e ka mundësuar prezenca e Lëvizjes Vetëvendosje.

Retkoceri thotë se “janë shokuar me prezencën e LVV-së aty”.

“Kush e ka mundësuar i fundit kalimin e kësaj pike të këmbimit është prezenca e Vetëvendosje që ne kemi qenë të shokuar me prezencën e tyre”.

“Ju filluat me argumentu një çështje, që unë po ta argumentoj në lidhje me kuorumin dhe arsyen pse ju e keni mundësu kuorumin dhe me kuorumin e juaj 20 vota pro dhe një kundër e keni mundësu këmbimin”, ka thënë ai në T7.