Paralajmëron Durmishi: Nesër do t’i paraqes keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shoferi

Paralajmëron Durmishi: Nesër do t’i paraqes keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shoferi

Aktuale February 01, 2024 - 21:24

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se të premten në një konferencë për media do t’i paraqes të gjeturat për keqpërdorimet në njësitë për patentë shoferi.

Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të premten (02.01 2024) në orën 13:00 në njësinë për patentë shofer tek Stacioni i Autobusëve do të mbajë konferencën për media.

“Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar Durmishi.