Kush e shantazhoi kryetarin e Skenderajt? – Reagon Fadil Nura
Foto: Zëri

Kush e shantazhoi kryetarin e Skenderajt? – Reagon Fadil Nura

Aktuale February 01, 2024 - 19:46

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e shantazhoi kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Nura tha se “Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.

“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka theksuar se këtë çështje ia ka besuar drejtësisë.

“Duke iu besuar organeve të drejtësisë, të cilat janë të thirrura të zbardhin gjithçka, dhe çfarëdo tjetër lidhur me këtë proces – tashmë të filluar”, shkroi Nura në llogarinë e tij në Facebook.