Kurti takon ambasadoren Ziv, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Kurti takon ambasadoren Ziv, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Aktuale February 01, 2024 - 16:49

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Zyra e Kryeministrit përmes njoftimit ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, raporton Zeri.info.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se është biseduar edhe për mundësinë e organizimin të një Forumi Ekonomik.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”.

“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

Image