MFPT-ja hap Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit

MFPT-ja hap Zyrën e Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit

Aktuale February 01, 2024 - 15:37

Në objektin e Komunës së Leposaviqit sot është hapur Zyra e Punësimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Sipas MFPT-së, ky është një hap shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe riaftësim në punë, raporton Zeri.info.

Të paranishëm në këtë ceremoni ishin: zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Kosovës, Jehona Rexha, të cilët nënshkruan një memorandum me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Sipas njoftimit, përmes këtij memorandum parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit, ashtu që të garantohen zhvillimi profesional i qytetarëve dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë. /Zëri