Heqja e dinarit, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus

Heqja e dinarit, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus

Aktuale February 01, 2024 - 15:20

Në ditën kur në Kosovë hyri në fuqi Rregullorja e BQK-së, sipas së cilës euroja do të jetë valuta e vetme për kryerjen e pagesave, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus, Alexandar Botsan Kharchenko.

Vuçiqi ka bërë me dije se e ka njoftuar të dërguarin e Moskës në Beograd rreth këtij vendimi të Kosovës, siç e ka quajtur “lëvizje të fundit të njëanshme të Prishtinës”.

“E informova ambasadoren Botsan Kharchenko për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, të drejtuar qartë kundër popullit serb në Kosovë, si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti të papërgjegjshëm”, ka shkruar ai në Instagram.