Rama mesazh ngushëllimi Bidenit pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë: Si aleatë qëndrojmë me SHBA-në
Foto: Laura Hasani

Rama mesazh ngushëllimi Bidenit pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë: Si aleatë qëndrojmë me SHBA-në

Aktuale February 01, 2024 - 14:17

Të dielën e 28 janarit tre ushtarë amerikanë u vranë në Jordani, kurse qindra të tjerë u plagosën.

Për këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raporton Zeri.info.

Në letrën e tij , thuhet se në momente të tilla duhet të jemi të bashkuar, teksa thekson se Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri.

“I dashur Joe, në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për William Rivers, specialisti Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën finale duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, vijon letra e Ramës. /Zëri