Bislimi: BE-ja të jetë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor sikur për Ukrainën
Foto: Laura Hasani

Bislimi: BE-ja të jetë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor sikur për Ukrainën

Aktuale February 01, 2024 - 13:55

Në samitin e posaçëm të BE-së është rënë dakord për 50 miliardë euro ndihma të reja për Ukrainën.

Një qasje të tillë ndaj Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, shkruan Zeri.info.

Ai ka thënë se ky vendim i BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit, prandaj të njëjtat parime morale duhet të integrohen edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Vendimi i sotëm i BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkimit. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forcë lëvizëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit”, tha Bislimi në rrjetin social X. /Zëri