AKB-ja thotë se mbi 200 mijë persona kanë lëshuar Kosovën për pesë vjet
Foto: Laura Hasani /Arkiv

AKB-ja thotë se mbi 200 mijë persona kanë lëshuar Kosovën për pesë vjet

Aktuale February 01, 2024 - 13:29

Migrimi i shqiptarëve drejt vendeve tjera ka qenë një ndër fenomenet e pranishme në shoqërinë tonë në kohë të ndryshme.

Një trend i tillë fatkeqësisht po vazhdon edhe ditët e sotme, por që motivet tani janë më shumë ekonomike e sociale, raporton Zeri.info.

Sipas një studimi të bërë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka dalë se në pesë vjetët e fundit nga Kosova kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se tani qytetarët janë të zhgënjyer me institucionet shtetërore dhe po ikin që të kërkojnë kushte më cilësore për jetesë.

“Por një studim i AKB-së nxjerr një të keqe tjetër të madhe, ku vetëm në pesë vjetët e fundit ikën nga Kosova mbi 200 mijë qytetarë për të kërkuar jetë më të mirë, standard jetësor, shkollim e sigurime shëndetësore”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri