Largohet edhe një pllakat me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

Largohet edhe një pllakat me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

Aktuale February 01, 2024 - 13:23

Policia e Kosovës sot ka larguar edhe një pllakat që ishte në një kodër të komunës së Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në lagjen 'Kroi i Vitakut', derisa në vizitë ishte ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është larguar edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, ditë më parë ministri i MPB-së Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë.