MBPZHR-ja me aksion për lirimin e pronave në Zonën industriale në Prishtinë

MBPZHR-ja me aksion për lirimin e pronave në Zonën industriale në Prishtinë

Aktuale February 01, 2024 - 12:20

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për lirimin e disa pronave, të cilat janë nën pronësi të këtij institucioni.

Sipas vendimeve të MBPZHR-së, të siguruara nga RTK-ja, dokumentet tregojnë se vendimi përfshin pronat në rrugën e magjistrales Prishtinë – Fushë-Kosovë, në Zonën industriale.

Shfrytëzues të këtyre pronave kanë qenë NTSH “Liria FC” dhe NTSH “PATRONI”.

Sipas burimeve të RTK-së, lirimi i këtyre pronave do të nisë pas pak, nën asistimin e Policisë së Kosovës, ku do t’u vendoset shiriti.