Durmishi për rastin e Pal Lekajt: S'bëhet fjalë për 53, por 97 milionë euro

Durmishi për rastin e Pal Lekajt: S'bëhet fjalë për 53, por 97 milionë euro

Aktuale February 01, 2024 - 11:35

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar për rastin e ish-ministrit Pal Lekaj, i cili dje u dënua me mbi 3 vjet burgim për rastin e 53-milionishit.

Sipas Durmishit, ky rast s'ka të bëjë me 53 milionë, por 97 milionë euro, pasi sipas tij "Bechtel Enka" ësht paguar dy herë, një herë 53 dhe herën tjetër 44 milionë euro, transmeton Zeri.info.

"Veç sa për sqarim. Nuk bëhet fjalë për 53 milionë, por për 97 milionë euro. Përveç 53 milionë euro, Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro".

"Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë", ka shkruar Durmishi. /Zëri