Bislimi thërret konferencë për media
Aktuale
January 31, 2024 - 12:40
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të mbajë sot një konferencë për media.
Në një njoftim për media thuhet se konferenca do të mbahet në orën 15:00, në ndërtesën e Qeverisë, transmeton Zeri.info.
Nuk është bërë e ditur tema për të cilën do të flasë Bislimi, por mendohet të jetë për çështjen e vendimit të BQK-së për dinarin, pasi ky vendim pritet të shtyhet. /Zëri