Bislimi: BE-ja ka qasje të pabalancuar ndaj Kosovës
Foto: Laura Hasani

Bislimi: BE-ja ka qasje të pabalancuar ndaj Kosovës

Aktuale January 26, 2024 - 10:55

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Bislimi para anëtarëve të Komisionit deklaroi se Bashkimi Evropian ka një qasje të pabalancuar ndaj Kosovës.

Ndërkaq ai tha edhe se masat janë vendosur në fund të majit dhe se janë rezultat i eskalimit të situatës që ka ndodhur në veri vitin e kaluar, kur janë sulmuar gazetarët, raporton Zeri.info.

Më tej, Bislimi u shpreh se Kosova ka përmbushur obligimet e saj në marrëveshjen e arritur me Miroslav Lajçakun.

Ai tutje tha se ka qasje të pabalancuar ndaj Kosovës.

“Ka presion edhe brenda vendeve që pse Kosova ka masa për shkak se ka dërguar katër kryetarë në komunat veriore, ndërsa nuk ka masa ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë. Qasje e pabalancuar ndaj Kosovës”, deklaroi ai.

Bislimi tha se masat e vendosura nga BE-ja përfshijnë kufizime të takimeve të nivelit të lartë, po ashtu ai tha se është bërë edhe ndalimi i aplikimeve të reja për investime.

Megjithatë, zëvendëskryeministri deklaroi se projektet që kanë qenë në fazën e zhvillimeve nuk janë ndalur. /Zëri