![Hiqen flamujt e Serbisë në Komunën e Leposaviqit, vendoset pllaka me stemën e Republikës së Kosovës](/uploads/zeri.info/images/2024/January/24/auto_417331418_1518953885563216_1331374106891250050_n1706122560.jpg)
Hiqen flamujt e Serbisë në Komunën e Leposaviqit, vendoset pllaka me stemën e Republikës së Kosovës
Komuna e Leposaviqit ka hequr flamurin e Serbisë që ishte vendosur para kësaj komune si dhe është vendosur pllaka me stemën e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, para objektit të kësaj komune është vendosur edhe njoftimi për tri-gjuhësinë.
Banorët e Komunës së Leposaviqit për kossev kanë thënë se nuk e kanë vërejtur vetë aktin e vendosjes së tabelave të reja në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, por se më pas i kanë vërejtur këto ndryshime në objektin e Qendrës për Punë Sociale, objektin e zjarrfikësve dhe ndërtesës komunale.
Në të njëjtën kohë, shtizat e flamurit para ndërtesës së komunës janë bosh dhe deri më sot në to ka qenë flamuri i Serbisë, flamuri me stemën e komunës, si dhe flamuri i UNMIK-ut.
Po ashtu paraprakisht para ndërtesës së komunës në Leposaviq është hequr gardhi dhe teli, si dhe janë strehuar edhe vetë ushtarët e KFOR-it.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/January/24/auto_417331418_1518953885563216_1331374106891250050_n1706122560.jpg)