Rrëzimi i skelës në pallatin në Tiranë, shoqërohen inxhinieri dhe dy punëtorë
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e rrëzimit të skelës u dëmtuan dy kalimtarë.
Skela e pallatit në ndërtim u shemb mëngjesin e kësaj të hëne duke lënë të plagosur, babë e bijë, shtetasit Hysen Lavdari, 70 vjeç dhe Imelda Shkembi 45 vjeçe.
Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Tiranë / informacion paraprak:
Më 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta” janë rrëzuar skelat e një pallati në ndërtim e sipër dhe si pasojë janë dëmtuar dy shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S. dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.