Kurti në Davos: Siguria gjeopolitike e rajonit tonë, thelbësore për sigurinë evropiane
Foto: X

Kurti në Davos: Siguria gjeopolitike e rajonit tonë, thelbësore për sigurinë evropiane

Aktuale January 17, 2024 - 23:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbi sigurinë gjeopolitike të rajonit është diskutuar të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që ai e cilësoi temë thelbësore.

Kurti ka shkruar në rrjetin social X se ishte kënaqësi të takohej me zyrtarë evropianë në këtë Forum.

“Kënaqësi të isha pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror për të diskutuar dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me Ursula von der Leyen dhe persona të njohur nga rajoni e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Ai është takuar gjatë ditës edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e rajonit.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq në X.