Kërcënimet me luftë nga Serbia, Hasani: Shqipëria do jetë këtu për çdo rast pranë shqiptarëve
Foto: Laura Hasani

Kërcënimet me luftë nga Serbia, Hasani: Shqipëria do jetë këtu për çdo rast pranë shqiptarëve

Aktuale January 16, 2024 - 10:27

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dhen një mesazh të qartë gjatë vizitës në Kosovë, në lidhje me kërcënimet që po bëhen nga Serbia në drejt të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Në lidhje me kërcënimet për një sulm tjetër si ai i 24-shtatori të vitit të kaluar në veri, Hasani ka thënë se Shqipëria është aleat i përjetshëm i Kosovës dhe do të jetë pranë saj në çdo moment, transmeton Zeri.info.

“Kosova ka një aleat të përjetshëm që është Shqipëria, në cdo rast e çdo moment Shqipëria do të jetë këtu, pranë Prishtinës dhe shqiptarëve të Kosovës, ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon, në kufjet e Republikës ë Kosovë, bëjmë thirrje gjithë aktorëve e faktorëve që jetojnë në shekullin 21- nuk i qohet ushtria fqinjit në kufi”, ka deklaruar Hasani në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ai përmendi se garancia më e madhe për Kosovën është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë. /Zëri