Në shkollën politike “Ibrahim Rugova” këtë javë u mësua për politikën e jashtme

Në shkollën politike “Ibrahim Rugova” këtë javë u mësua për politikën e jashtme

Aktuale January 13, 2024 - 20:39

Në Shkollën Politike ‘Ibrahim Rugova’ këtë javë është mbajtur moduli ‘Politika e Jashtme dhe Organizatat Ndërkombëtare’ nën drejtimin e Prof. Jehona Lushaku.

Në këtë modul janë trajtuar aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë si dhe është analizuar roli dhe funksionimi i organizatave ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara e NATO.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar sfidave që ka Kosova në politikën e jashtme dhe procesit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Në përmbyllje të këtij moduli studentët kanë simuluar një Mbledhje të Këshillit të Bashkimit Evropian/për punë të jashtme dhe siguri, në të cilën është diskutuar për Sanksionet ndaj Rusisë dhe integrimin e Ukrainës në BE. Përkushtimi dhe pasioni për të ushtruar rolin e ministrave të shteteve anëtare të BE-së rezultuan në një simulim përmbajtjesor, me diskutime dinamike dhe përfundime të miratuara me shumicë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.