Mehaj: Jo vetëm raketa “Javelin” e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi SHBA-ja konfirmoi kërkesën e Kosovës, për të blerë raketa anti-tank “JAvelin”.
Ish-ministri tha se jo vetëm raketa "Javelin" e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideron se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Mehajt:
Sot gjatë ditës jam kontaktuar nga shumë gazetarë, miq, dashamirë dhe shokë, në lidhje me lajmet e fundit për blerjen e raketave anti-tank "Javelin" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky investim për ushtrinë tonë ka nisur tash e dy vite e gjysmë më parë.
Nën mandatin tonë, jo vetëm raketat "Javelin" e Dronët Bajraktar, por edhe shumë sisteme e kontingjentet të tjera janë blere e janë në proces, e që konsideroj se duhet të mbesin pa u publikuar e në shërbim të interesit kombëtar.
Siç edhe e kam thënë me herët për mua ka qenë mision kryesorë forcimi me armatim i ushtrisë së Kosovës, për çka jam krenar që nën mandatin tonë mbi 292 milion euro i kemi shpenzuar në ketë drejtim.
Vendimi i aleatvë tonë për Dronët, raketat "Javelin" dhe shumë sisteme e kontigjentë të tjera, janë e arritur e jashtëzakonshme e shtetit tonë për ushtrinë e Kosovës.
Anëtarësimi në aleancën e NATO-së është pikësynimi i ynë.
Miqësia e me është e pathyeshme dhe e përjetshme.
Një gjë dua të ia konfirmojë popullit tim se siguria e jonë është me e fortë dhe me e mirë se sa duket në shikim të parë dhe shihet në publik.
Armatosjen e ushtrisë dhe Kosovës e kemi amanet nga dëshmorët e kombit, martirët, invalidet dhe veteranët e luftës.
Ushtria e Kosovës është nderi dhe krenaria e jonë.
(fotografi është nga ditët e para të parashtrimit të kërkesës për blerjen e raketave anti-tank "Javelin" ne Shba)