
Qeveria emëron anëtarët e Bordit të drejtorëve të “Trainkosit” dhe KRU “Mitrovica”
Aktuale
January 10, 2024 - 10:53
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Trainkos”.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi para kabinetit qeveritar se kryesues i këtij bordi do të jetë Jetmir Nuka.
Ndërkaq, anëtarë të bordit janë emëruar Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri, Kimete Fazliu dhe Afrim Bulluti.
“Mandati i të emëruarve zgjat tre vjet”, bëri të ditur Kurti.
Në këtë mbledhje ekzekutivi ka emëruar edhe Aurora Dinajn anëtare të Bordit të drejtorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”.