Eliza Hoxha thotë se ministri Liburn Aliu lëshoi “fshehurazi” leje ujore mjedisore
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se organizata të shoqërisë civile kanë ngritur padi ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ajo, me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxha ka deklaruar se Aliu ka lëshuar leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet gjë që kërkohet me ligjin për ujërat dhe ligjet e tjera në fuqi.
“Krejt agjenda e LVV-së në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces. Kur erdhi në pushtet strategjia e tij për energji e ka kryefjalë qymyrin, operatorët privat të BRRE-ve por jo edhe mjedisin si e drejt e garantuar me Kushtetutë për secilin qytetarë të Kosovës”.
“E kanë shfrytëzuar shoqërinë civile për agjendën e vet për pushtet dhe sot të njëjtën e shpërfillin dhe nuk e lënë të jetë pjesë e proceseve. E kanë demonizuar çdo investitor përfshi edhe ata ndërkombëtar si puna e KELKOS/Austri e sot u shërbejnë atyre kundërligjshëm dhe fshehurazi e pa transparencë për publikun… Çkaa po fsheh ministri Aliu?”, ka shkruar Hoxha.
Ndër tjera, Hoxha ka theksuar se Qeveria Kurti dhe pjesëtarët e saj janë mashtrues të paparë, duke përmendur sërish Aliun e ku për të tha se është ngritur në pushtet duke folur për procese transparente.
“Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në ueb dhe nuk janë të qasshme? Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?… Këta në momentin që kanë ardhur në pushtet – Qeveria Kurti 1 kanë kërkuar Themelim të Komisionit Hetimor Parlamentar për hidrocentrale duke u thirr në procese jo transparente e pa përfshirje të qytetarit. Dhe sot, ministri bënë të kundërtën mbi kauzën mbi të cilën ishte rritur e ngritur si akter e parti. Mashtrues të paparë”, ka thënë Hoxha.