Komandanti i FKS-së Bashkim Jashari dekorohet me Medaljen për Shërbim të Shquar

Komandanti i FKS-së Bashkim Jashari dekorohet me Medaljen për Shërbim të Shquar

Aktuale December 27, 2023 - 12:56

Ministri i Mbrojtjes, Bashkim Jashari, e ka dekoruar sot me Medaljen për Shërbim të Shquar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se medalja komandantit Jashari i është dhënë në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“Në shenjë vlerësimi për angazhimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, punën e jashtëzakonshme në udhëheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkushtimin e treguar në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sot kam dekoruar me Medalje për Shërbim të Shquar’ komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Qoftë viti 2024 edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas!”, shkroi ai.