Haradinaj për Krishtlindje viziton familjet atdhetare në Stubëll dhe Zllakuqan
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, me rastin e Krishtlindjes ishte në Stubëll të Vitisë, te miku i tij Franklin Rama dhe në Zllakuqan të Klinës, ku ai ka ndarë momentet e veçanta me familje atdhetare të Don Franë Kolajt.
Kryetari i AAK-së në profilin e tij zyrtar Facebook ka vlerësuar mikpritjen e harmoninë fetare të kombit tonë.
“Sot kisha kënaqësinë që në ditën e Krishtlindjes të qëndroj në Stubëll të Vitisë, tek miku im Franklin Rama, në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës. Po ashtu, në Zllakuqan të Klinës ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolajt, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë.
Si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme. Gëzuar për shumë mot!” shkroi ai në Facebook. /Zëri