![Në Prishtinë inaugurohet Qendra për fëmijët me sindromën Down dhe Autizëm](/uploads/zeri.info/images/2023/December/18/auto_411481943_668490835447431_2307112343458204027_n1702904820.jpg)
Në Prishtinë inaugurohet Qendra për fëmijët me sindromën Down dhe Autizëm
Aktuale
December 18, 2023 - 14:06
Të gjithë fëmijët e lindur me sindromën Down dhe ata të prekur me autizëm tash e tutje do ta kenë një qendër shumë moderne në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se e gjithë kjo është mundësuar falë bashkëpunimit me TIKA-n, në Down Sindrome Kosova dhe shoqata “Autizmi”.
“Në këto hapësira të reja, shumë komode, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, fëmijët do të ndjekin programe dhe aktivitete të dizajnuara posaçërisht për të përmirësuar zhvillimin e tyre emocional, shpirtëror dhe intelektual”, shkroi Rama ndër të tjera. /Zëri