Sot, mot me reshje shiu të përziera me borë
Foto: Laura Hasani

Sot, mot me reshje shiu të përziera me borë

Aktuale December 10, 2023 - 08:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, në vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë, shkruan Zeri.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

“Sipas ecurive sinoptike deri në dekadën e tretë të muajit parashihet që të kemi temperatura të ndryshueshme me vlera nganjëherë të rritura në dyshifrore, por pas dekadës së dytë kur dhe fillon stina e dimrit astronomik, ka tendenca të ndryshimit të kushteve meteorologjike në kuptim të rënies së temperaturave dhe kushteve për reshje bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme:

Image