Konjufca: Korrupsioni bën që dhuna ndaj grave të mos trajtohet e barabartë me rastet e burrave
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Korrupsioni bën që dhuna ndaj grave të mos trajtohet e barabartë me rastet e burrave

Aktuale December 09, 2023 - 22:10

Drejtësia kosovare nuk i trajton në mënyrë të njëjtë e të barabartë rastet e dhunës ndaj grave me rastet tjera.

E për këtë, fajin, të paktën sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e kanë prokurorët, gjyqtarët dhe korrupsioni.

I njëjti tha se ky është një sekret publik në Kosovë.

“Kemi pas raste fatale, raste të dhunës të cilat kanë përfunduar me vrasje të grave. Kemi dhjetëra raste në Republikën e Kosovës kur personat, burrat të cilët kanë ushtruar dhunë derisa e cila ka përfundu me vrasje të grave, ani se kanë pasur me dhjetëra precedentë penalë kanë arritur t’ia dalin me drejtësinë në mënyrë shumë të kollajshme”, ka thënë ai.

“Kjo është një përzierje shumë toksike në mes mentalitetit të prokurorit dhe mentalitetit të gjyqtarit, dhe korrupsionit, unë konsideroj. Pra përzierja ma toksike e mundshme kur ti konsideron që jeta e një gruaje është ma pak e vlefshme, nuk ka pse ti ta vendosësh në prioritet. Mos me keqkuptoni se nuk dua të gjeneralizoj, të gjithë po flas për prokurorët të cilët i kanë pasur këto raste. Mirëpo, për mua, mjafton të jenë dhjetëra raste që unë të jem i shqetësuar me shoqërinë time”, potencoi Konjufca. /klankosova