Rama: Shqipëria mbështet Kosovën për të përafruar legjislacionin me BE-në
Foto: Laura Hasani

Rama: Shqipëria mbështet Kosovën për të përafruar legjislacionin me BE-në

Aktuale December 09, 2023 - 00:01

Nga Kongresi i Partisw Socialiste, Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria do të ndihmojë bujarisht edhe Kosovën në procesin e përafrimit të legjislacionit me BE-në, edhe pse ende nuk është një vend kandidat në BE.

Ai tha se Shqipëria jo vetëm do ta bëjë procesin e përfarimit të legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt se vendi që i ka bërë më shpejt deri tani.

“Dhe bujarisht do të ndihmojmë edhe Kosovën, që ende nuk është kandidat, por askush nuk e pengon dot që ta nisë mbivendosjen e legjislacionit dhe të jetë de facto një shtet që në legjislacion funksionon si një vend i BE-së”, tha Rama.