
Arrestohet në Kosovë Gëzim Çela, “baroni i drogës” së Shqipërisë
Këtë të premte është arrestuar në Ferizaj Gëzim Çela, i njohur në Shqipëri si “baroni i drogës”.
Narkotrafikanti kishte gjetur strehim në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.
Për arrestimin e tij ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i cili ka thënë se forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.
“Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, ka shkruar Balla në Facebook.