Kurti udhëton për në Berlin të Gjermanisë
Aktuale
December 08, 2023 - 19:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, thuhet se atje kryeministri Kurti, do të jetë i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
“Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane. Ndërkaq të dielën, do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Zëri