Orban: Nëse marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit hyjnë në kornizën e negociatave, Serbia mund të llogaritë në Hungarinë

Orban: Nëse marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit hyjnë në kornizën e negociatave, Serbia mund të llogaritë në Hungarinë

Aktuale December 08, 2023 - 14:16

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian i përfshin marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe në qoftë se Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit.

“Është një çështje shumë e komplikuar dhe Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Hungarinë”, ka thënë ai për Tanjug-un, duke folur për Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet javën e ardhshme.

Orbani ka thënë se situata aktuale në Kosovë është një çështje komplekse, situatë të cilën ai nuk do ta gjykonte, transmeton KlanKosova.tv.

“Çfarë kam vërejtur në vitet e fundit është se serbët përjetojë konstant provokime. Është provokim dhe ju mund të reagoni, apo të mos jeni të vëmendshëm për to, por çfarëdo qoftë veprimi juaj, mos harroni se pika fillestare është provokimi. Ne kemi minoritete në shumë vende dhe e dimë se si shumica mund t’i provokojë”, tha ai, duke shtuar se ai mbështet komunitetin serb në Kosovë.

Së dyti, ai ka thënë se mendon se diplomacia serbe këmbëngul në drejtësinë ndërkombëtare, në anë të së cilës ai beson se është Beogradi.

“Kjo çështje nuk mund të menaxhohet pa e pranuar ligjin ndërkombëtar. Nuk mund ta injoroni drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj duhet të këmbëngulni në të. Përveç kësaj, mos harroni se ka disa vende në BE që nuk e kanë pranuar statusin e Kosovës. Kështu që ka një pyetje të hapur ‘Ne kemi për të negociuar rreth saj’”, tha Orbani.

Sa për mundësitë e një marrëveshjeje, Orbani ka thënë se ai nuk është “profet i mirë” mjaftueshëm sa për t’u përgjigjur në këtë pyetje, por që duhet bërë gjithçka që të gjendet një zgjidhje. /klankosova