Osmani takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Lesotos në Dubai

Osmani takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Lesotos në Dubai

Aktuale December 05, 2023 - 21:56

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Mbretin dhe Mbretëreshën e Lesotos në Dubai në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP28.

Ajo është shprehur se është e nderuar për takimin me Mbretin Letsie III dhe Mbretëreshën ‘Masenate Mohato Seeiso.

“Ne jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta globale”, ka thënë Osmani në platformën X.