Thyhet kordoni i Policisë, protestuesit vendosin banerin “Drejtësi për Liridonën” në derën e Qeverisë
Aktuale
December 05, 2023 - 19:31
Në Prishtinë po protestohet kundër vrasjes së grave.
Ky aktivitet është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Vrasja e 30-vjeçares Liridona Ademaj, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë e më gjerë.
Protestuesit kanë shkuar në afërsi të objektit të Qeverisë, duke e thyer kordonin e Policisë e duke iu afruar më pas edhe ndërtesës së ekzekutivit.
Aty një numër i qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, brohorisnin “Liridona-Liridona”.
Më pas, disa protestues kanë depërtuar në kordonin e Policisë të vendosur në shkallë dhe e kanë vendosur në derën kryesore të Qeverisë një baner me mbishkrimin “Drejtësi për Liridonën”. /Zëri