Protestë gjithëpopullore në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Liridona Ademajn
Foto: Laura Hasani

Protestë gjithëpopullore në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Liridona Ademajn

Aktuale December 05, 2023 - 18:11

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet për të kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Ky aktivitet me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Aty po marrë pjesë shumë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, raporton Zeri.info.

“Drejtësi për Liridonën”, “Gjykata armike e grave”, “Vrasësit e grave në burg”, janë vetëm disa nga mbishkrimet që mbajnë protestuesit në duar.

Image

Karvani i protestuesve do të shkojë fillimisht tek institucioni i Avokatit të Popullit e më pas edhe tek institucionet e tjera, përfshirë edhe ato të drejtësisë.

Dyshohet se deri tek vrasja erdhi pas një inskenim të një grabitje.

Image

Ish-burri i saj, Naim Murseli, dyshohet të jetë organizatori i kësaj ngjarje makabre.

Ai dhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla, janë arrestuar nga policia.

Image

Ndaj tyre, Gjykata Themelore ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.  /Zëri

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image