Selimi: Në një konferencë, NATO-ja nënvizoi rolin e padiskutueshëm të Serbisë në sulmin e Banjskës
Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka thënë se ditëve të ardhshme do të shpaloset në Bruksel një betejë për narrativat ballkanike.
Selimi ka shtuar se konkluzionet e Këshillit do të jenë shumë të rëndësishme për t’i emëruar autorët e sulmit terrorist në Banjskë.
Madje sipas Selimit, NATO tashmë ka nënvizuar rolin e Serbisë në këtë sulm.
“Ditët e ardhshme beteja për narrativat ballkanike shpaloset në Bruksel. Shumë e rëndësishme për konkluzionet e Këshillit për “emërtimin dhe turpin” e autorëve të sulmit terrorist në Banjskë. Një konferencë konfidenciale në NATO tashmë vuri në dukje rolin e padiskutueshëm të Serbisë. Le të shohim nëse BE gjen konsensus”, ka thënë Selimi.
Next days the battle for Balkan narratives unfolds in Brussels. Very important for Council conclusions to “name and shame” perpetrators of Banjskë terrorist attack. A confidential briefing in @NATO already pointed at Serbia’s undisputed role. Let’s see if EU finds consensus.
— Petrit Selimi (@Petrit) December 5, 2023