Joseph: Deklaratat e Daçiqit vazhdojnë ta forcojnë kërkesën e Kosovës për të nënshkruar tri marrëveshjet
Profesori amerikan dhe njohësi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph, ka thënë se qëndrimet dhe deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, e arsyetojnë kërkesën e Kosovës që Beogradit ë nënshkruajë të tri marrëveshjet që kanë përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së.
Profesori amerikan tutje shton se bllokada e Serbisë s’është e limituar vetëm me hyrjen e Kosovës në OKB.
“Më 4 dhjetor, Daçiq nënvizoi deklaratën e presidentit Vuçiq që ai nuk e ka nënshkruar planin franko-gjerman. Daçiq tha “ kjo nënkupton që ne nuk pranojmë ndonjë interpretim që implikon njohjen e Kosovës dhe që nuk ka hyrje të Kosovës në OKB”, ka shkruar Jopseh.
Ai përmend deklarimin tjetër të Daçiq se “çfarë është mirë rreth OSBE-së, është që Kosova s’mund të bëhet kurrë anëtare e organizatës sepse kërkohet konsensus për këtë dhe Serbia kurrë s’do të pajtohet për këtë”.
Joseph thotë se këto qëndrime të Daçiqit janë në kundërshtim flagrant me Nenin 4 të Marrëveshjes së muajit shkurt e që njihet si “Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit”.
“Deklarimet e Daçiqit në takimin ministerial të OSBE-së në Shkup javën e kaluar shkojnë përtej retorikës elektorale. Ato janë qëndrime të një politike afatgjate të Serbisë. SHBA dhe BE, mbani shënim”, ka përfunduar Jospeh.
But Serbia’s blockage is not limited to Kosovo’s entry to the UN. Dacic: “What is good about the OSCE is that Kosovo can never become a member of that organization because consensus is required for it, and Serbia will never agree to it. The decision-making process is such that…
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 5, 2023