Ndizen qirinj për Liridona Ademajn në Prizren dhe në Gjakovë

Ndizen qirinj për Liridona Ademajn në Prizren dhe në Gjakovë

Aktuale December 04, 2023 - 23:11

Janë ndezur qirinj nga qytetarë të shumtë në Prizren dhe Gjakovë, në nderim të viktimës, Liridona Ademaj.

Banorët e këtyre dy qyteteve kanë ndezur qirinj në sheshet kryesore, në ditën kur është bër rivarrosja e Liridona Ademajt nga fshati i prejardhjes së ish-bashkëshortit, Cermjan, në fshatin e saj, Rracaj.

Rivarrosja ishte kërkesë e familjes së të ndjerës, në momentin që u kuptuan rrethanat në të cilat mbeti e vrarë vajza e tyre.