Parashikimi i motit për këtë javë
Foto: Zëri / Ilustrim

Parashikimi i motit për këtë javë

Aktuale December 04, 2023 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se kjo javë do të jetë e ftohtë.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, shkruan Zeri.info.

Temperaturat do të sillen nga -5 deri në 9 gradë ajo maksimalja.

Për sot, IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat do të lëvizin ndërmjet -4 e -2 gradë ato minimale deri në 2 e 5 gradë ato maksimale.

Më poshtë ju sjellim parashikimin e motit deri në ditën e premte:

E hënë - mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion, prandaj këshillohet për kujdes të shtuar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

E martë - mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.

E mërkurë - do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

E enjte - mot kryesisht i ngjashëm me të ditës së mërkurë. Në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parashihet shi i përzier me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

E premte - të premten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të ulën në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. /Zëri

Image