![Ambasadori suedez viziton familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës](/uploads/zeri.info/images/2023/December/04/auto_Jonas_Westerlund_ambasadori_suedez_ne_Kosove-5_qershor_2023-Laura_Hasani_copy1701690153.jpg)
Ambasadori suedez viziton familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit.
Westerlund me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka përshëndetur reagimin e shpejt të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.
“Sot në mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për të përcjellë ngushëllimet e mia të përzemërta për vrasjen e tmerrshme të anëtarit të familjes së tyre Liridona, bashkëqytetare suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”, shkroi Westerlund.
This morning, I visited the Ademaj family in Rracaj to convey my heartfelt condolences for the horrific murder of their family member Liridona, a fellow Swedish citizen. I salute the prompt response from the Kosovo Police & Prosecutors in bringing the suspects to justice.
— Ambassador of Sweden to Kosovo (@AmbSwedenKosovo) December 3, 2023