Qeveria jep detaje rreth takimit të Kurtit me politikanin serb, Javanoviq

Qeveria jep detaje rreth takimit të Kurtit me politikanin serb, Javanoviq

Aktuale December 03, 2023 - 21:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë orëve të pasdites të së dielës është takuar me politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM), ka dhënë detaje rreth këtij takimi, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, por edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Image

“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Ka qenë vetë kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, i cili pak orë më parë ka folur rreth takimit të tij me kryeministrin, Albin Kurti.

Image

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se “nuk duhet të heshtim për Kosovën”.

“Ne kemi zgjedhje së shpejti dhe Serbia po ngec nën barrën e Kosovës. Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar”.

“Sot, shumë njerëz e kuptojnë se unë bëra atë që duhej të bëja, sepse e dua popullin tim dhe e di që nuk mund t’i dua dhe t’u uroj mirë serbëve pa pasur forcën t’i dua shqiptarët e Kosovës dhe të përpiqem t’i kuptoj ata”, tha ai dhe shtoi se sot “ai gjithashtu beson në shoqërinë serbe dhe aftësinë e saj për të mbështetur ndryshimet politike që i nevojiten në mënyrë që të gjithë në Kosovë të gjejnë qetësinë e tyre, dhe ne të drejtën për një fillim të ri”, ka thënë Jovanoviq në një video të postuar në platformën “X”. /Zërië