Pas publikimit të porositësit, familja e Liridona Murselit kërkon zhvarrosjen e trupit të 33-vjeçares

Pas publikimit të porositësit, familja e Liridona Murselit kërkon zhvarrosjen e trupit të 33-vjeçares

Aktuale December 01, 2023 - 22:30

Gjatë ditë së sotme i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.

Indeksonline ka raportuar se i dyshuari në këtë vrasje edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku para pak çastesh ka pranuar para policisë së ka paguar autorin për vrasjen e saj.

Pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre në mënyrë që ta varrosin në fshatin e tyre.

Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor).