Haziri, Qeverisë: Sundimit të ligjit po i prin bash ai që s’po e duan për Kryeprokuror të Shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, po thotë se sundimit të ligjit nën arrestime dhe parandalimit të krimit po i prin bash ai që s’po e duan për kryeprokuror të shtetit, duke aluduar për dy ministra të Qeverisë së Kosovës.
Haziri, theksoi se njësitë elitare të policisë po marrin plumba në aksione kundër krimit e siç tha ai, asnjë kërkesë nuk u plotësohet në përputhje me kërkesat e tyre të drejta.
“Dy ministra të Kurtit rrahin gjoks për sundim ligji, por e vërteta është se sundimit të ligjit nën arrestime dhe parandalim të krimit po i prin bash ai që s’po e duan për Kryeprokuror të shtetit, e jo këta dy”, shkroi Haziri.
“E del tipi lëshon deklaratë që ai po “udhëheq” aksione. Lejoni shtetin ta kryej punën se ju jeni ba pengesë politike. Ata zbatojnë Kushtetutën e jo agjendën e majtë!””.
“E dështimin monumental që e pa Kurti sot në administrimin, e jo qeverisjen në Komunën e Gjilanit, tentoi ta mbulojë me mashtrim frapant për kinse ‘projekte gjigante’”.
“Megjithatë, urime rifillimi i ‘projekteve të Lutës’, siç i referoheni ju. E keni deformuar projektin e parkut për persona me aftësi të kufizuar për të keq dhe projektin e Stanishorkës nga 1.2 milionë euro, e keni dyfishu në 2.5. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur”.
Ai theksoi në fund se ‘mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosovë meriton më mirë’. /klankosova