Arrestimet për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, Haxhiu: Bashkëshorti i të ndjerës u përpoq ta fshihte krimin
Arrestimet për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, Haxhiu: Bashkëshorti i të ndjerës u përpoq ta fshihte krimin
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të dy personave lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj – Murseli në Sinidoll të Prishtinës, duke thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Liridona Murseli është vrarë të mërkurën në rrethana ende të pasqaruara, kurse lidhur me rastin janë dy persona të arrestuar, njëri prej tyre bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se kriminelët do të përballen me drejtësinë.
“Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”.
“Vlerësoj lart angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpijnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu.