![Përkeqësohet moti në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje për kujdes](/uploads/zeri.info/images/2023/November/30/auto_deti-1130x6351701352647.png)
Përkeqësohet moti në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje për kujdes
Aktuale
November 30, 2023 - 14:50
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Shqipëri ka bërë me dije se gjatë orëve në vijim e për tri ditë me radhë pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve të motit, çka do të sjellë vështirësi të shumta në lundrimin e mjeteve detare.
Sipas njoftimit të publikuar këtë të enjte, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 30 nëntor dhe 1-2 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023, në drejtimin jug-juglindje deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.
Për këtë arsye njofton dhe u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit që kenë në konsideratë parashikimin e motit dhe të marrin masat përkatëse për parandalimin e çdo situate të mundshme që mund të krijohet.