Pallati i Drejtësisë vërshohet nga uji [pamje]

Pallati i Drejtësisë vërshohet nga uji [pamje]

Aktuale November 30, 2023 - 12:27

Në objektin “D” të Pallatit të Drejtësisë, në Departamentin për Krime të Rënda, ka shpërthyer një gyp i ujit, duke bërë që ky objekt të përfshihet nga uji.

Seancat në këtë Departament janë ndërprerë, në mënyrë që të largohen lëndët dhe të mos dëmtohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në një pjesë të zyrave në këtë Departament tashmë nuk ka energji elektrike, kurse gjyqtarët po largohen nga zyrat.

Punonjësit teknikë po punonin për të evituar problemin.

“Betimi për Drejtësi” sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Image

Image